Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të Marco Verrattit në janar. Ish-mesfushori i PSG-së dhe Pescara, aktualisht tek Al Arabi në Katar, mund të luajë për herë të parë në Serie A.
Megjithatë, ka shumë dyshime rreth këtij transferimi, kryesisht për arsye financiare. Verratti fiton 30 milionë euro në vit, një shifër që do të ishte e papërballueshme për Interin, edhe nëse klubi i Katarit do ta ndihmonte me pagën.
Gjithashtu, Interi ka tashmë një mesfushë të mbuluar mirë, ndaj përfshirja e Verrattit mund të shkaktojë mbipopullim, përveç nëse ndodh një shitje e papritur e lojtarëve si Calhanoglu apo Asllani.
Kjo e bën transferimin e Verrattit të duket si një lëvizje e vështirë për t’u realizuar, edhe pse prestigjiozja sportive spanjolle e hedh si ide merkatoje.