Erjon Bogdani në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për pasionin e tij për sportin duke u ndalur edhe tek rrugëtimi i tij jashtë vendit.
Me një karrierë si një golashënues më i mirë, Bogdani, veçoi golat në Serinë A si më të veçantët.
“13 vite në Itali ka veshur fanellat e Rexhinës, Salerintanës, Veronës, Sienës, Livornos, Çezenes.
“Unë kam lindur në Tiranë, për babain ëndrra e tij ishte të mbaroja shkollën”, u shpreh ai.
Gjithashtu tregoi se ka luajtur futboll në nivele të larta, ndërsa u shpreh se futbolli gjithashtu është edhe lojë e gabimeve.
“Para se të luajë futboll, një futbollist ka si qëllim të luajë me skuadra më të mira, këto gjëra i kam realizuar. Kemi luajtur në kohën kur
Në 1996 ishte edhe goli i parë i Bogdanit më kombëtaren, duke realizuar edhe vitet e arta si sulmues në kombëtare kuq e zi.
“Unë kam qenë tifoz i Tiranës, vetëm se unë kam pasur gjyshin tim që ka qenë tifoz me Partizanin, dhe kur luaja me Partizanin iu bë zemra mal. Në fillim kam pasur shumë trajnerë.
Një prej tyre që u përpoq që mos ta lija futbollin sepse babai im ishte pak kundër sepse donte ta bëja shkollën me nota të larta. Unë luaja edhe pak basketboll, dhe ai e kishte pak problem se duhet të bëja edhe stërvitje. Edhe aty ishte vështirësia që nëse një sportist humbet disa orë do kisha vështirësi të mësoja për në shkollë.
Por kjo më dha një shtysë për t’u përkushtuar më shumë. Kur fillova të luaja me nivele të larta dhe me ekipin kombëtar iu bë shumë qejfi. Por ishte gjyshi ai që ia ndërroi pak mendjen babait tim dhe ai më dha mundësinë të bëja sërish stërvitje. Unë kam një vëlla binjak, Adi. Ai e ka nisur karrierën si portier, edhe portier të Partizani, ka luajtur disa ndeshje në superligën dhe më pas e la shkollën”, tregoi ai.
Ndërkohë në këtë intervistë u shpreh se pas partizanit u zhvendos në Turqi, pranë ekipit turk “Gençlerbirligi”, më pas për t’u kthyer sërish në Shqipëri për të luajtur me Dinamon, me idenë se nëse do të kishte një ekip tjetër të huaj që do t’i jepte mundësinë do të lëvizte.
Ndërsa në vitin 1993 nisi stërvitjen te “Sampdoria”.