José Mourinho ndau një anekdotë interesante rreth kohës së Zlatan Ibrahimoviç tek Interi dhe largimin e suedezit për te Barcelona. Sipas trajnerit portugez, Ibrahimović hyri një ditë në dhomën e zhveshjes dhe njoftoi para të gjithëve:
‘Po largohem, duhet të fitoj Ligën e Kampionëve’. Asistentët e mi ishin të shqetësuar, duke menduar se ekipi nuk mund të fitonte pa të. Edhe shokët e tij të ekipit nuk donin ta humbisnin. Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve të të gjithëve, iu përgjigja:
‘Ndoshta do të largohesh dhe ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve.
Më pas fola me Marco Branca dhe i thashë: ‘Nëse ai do të shkojë te Barcelona, ne do të përpiqemi të nënshkruajmë me Samuel Eto’o’. Isha i bindur se Eto’o, së bashku me Diego Militon, mund të sillnin një dimension të ri taktik për ekipin.
Më pas, ndodhi shkëmbimi mes Ibrahimović dhe Eto’o. Zlatan kaloi vetëm një sezon te Barcelona, ndërsa Eto’o fitoi ‘tripletën’ historike me Interin në sezonin e parë. Aty reflektova mbi faktin se ndonjëherë është i nevojshëm durimi për të arritur suksesin”.
Transferimi i Eto’o, edhe pse dukshëm i papritur, rezultoi me sukses të madh për Interin, duke provuar se ndonjëherë koha dhe momenti është gjithçka në futboll.