Egnatia do të përballet me Elbasani nesër në orën 13:30. Në prag të këtij dueli foli edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
Java ka qenë shumë e mirë, lojtarët në dispozicion dhe jemi gati për nesër. Janë dy pezullime, Ndreca dhe Fangaj. Xhemajli është në gjendje gripale dhe e ka pasur të vështirë të stërvitet.
Çdo ndeshje ka specifikat e veta, ajo me Bylisin ishte një transfertë e vështirë, por jemi të kënaqur me 3 pikëshin.
Golat kanë qenë të shpërndarë te Egnatia, lojtarët po gjejnë veten avash avash.
Çdo ndeshja ka vështirësitë e veta, lufta është mes 10 skuadrave. Na pret një ndeshje e vështirë me Elbasanin, do të jetë e bukur dhe e luftuar. Lojtarët që kanë ardhur i kemi zgjedhur vetë, kemi balancë në mbrojtje dhe të sulmojmë portën kundërshtarët.
E rëndësishme është që një sulmues të jetë efektiv dhe më pas golat do të vijnë. Jam shpallur kampion me Elbasanin dhe nuk bëjmë dot krahasime, ajo është pjesë e së kaluarës dhe duhet të fokusem te skuadra ime. Nesër është ditë e bukur, mbush 100 ndeshje në krye të Egnatias, duhet të shpërblehem më mirë me ndeshjet e mbetura”, përfundoi Tetova.