Barcelona ngre në "qiellin e 7-të" mbrojtësin e Kombëtares

Futboll

Barcelona ngre në "qiellin e 7-të" mbrojtësin e Kombëtares

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 13:23
Elseid Hysaj e Ivan Balliu

Buzëqesh Ivan Balliu.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka shansin e artë që të jetë një titullar absolut te Rayo Vallecano, për shkak se skuadra e Barcelonës po montiron Andrei Ratiu.

Ky i fundit është gjithashtu mbrojtës i djathtë të Rayo Vallecano dhe një rival për futbollistin e Kombëtares.

Barcelona ka shfaqur interes për Ratiu, lajm që është bërë i ditur nga kompania e transferimeve “Transfermarkt”.

26-vjeçari vlerësohet 4 milionë euro, teksa një largim i tij do e bënte Balliun liderin e vetëm në krahun e djathtë të mbrojtjes te Vallecano. Pritet të shihet nëse Barcelona do t’ja bëjë këtë nder shqiptarit apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat