Beshiktash ka njoftuar se presidenti i tyre, Hasan Arat, është tërhequr zyrtarisht nga detyra e tij.
Ky lajm kishte qarkulluar më parë ku tregohej se klubi turk ka probleme financiare. Vetë Arat tregon se vendimi drastik lidhet me arsye personale.
Njoftimi i Hasan Arat në faqen zyrtare të Beshiktash:
“Sot me trishtim të papëshkrueshëm kam vendosur të lë pozicionin e presidentit të Beshiktash për arsye personale. Më 3 dhjetor të 2023 me besimin dhe mbështetjen tuaj, erdha në këtë detyrë të nderuar.Eksperienca në këtë periudhë do të mbajë gjithmonë një vend special në jetën time.
Falenderoj sinqerisht bordin e Beshiktash që nuk më kanë lënë vetëm në rrugë por kanë qëndruar në të njëjtën rrugë me votat dhe besimin e tyre. Besimi juaj më ka inspiruar në çdo moment. Ka qenë një nder të jem president i komunitetit të mrekullueshëm të Beshiktashit, ku hodha hapat e mi të parë në moshën 17-vjeçare. Nga tani, do jem gjithmonë krenar të mbështes klubin si një tifoz”, shkruan ish-presidenti i Beshiktashit.
Kujtojmë se pjesë e Beshiktash janë dhe Ernest Muçi me Milot Rashicën. Muçi u afruar pikërisht në kohën e Hasan Arat si president.