Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot dhe gjatë fundjavës me javën e 15-të të saj.
Të shtunën luhet kryendeshja e kësaj jave mes dy pretendentëve për titullin e Kosovës, Ballkanit dhe Dritës në Suharekë.
Llapi do të jetë nikoqir i Ferizajt të shtunën po ashtu.
Kurse të dielën, Gjilani do ta presë Malishevën, kurse Dukagjini Prishtinën.
Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 13:00.