Trajneri i ekipit të Al Ahlit, Matias Jaisla, ka kërkuar që futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski të përfshihet sërish në ekipin e parë të skuadrës saudite.
Sipas informacioneve, Jaisla ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta riregjistrojnë Alioskin në listën zyrtare të ekipit për ta luajtur në Ligën e Kampionëve aziatike.
Raportohet se Jaisla ka refuzuar ofertën e menaxhmentit për të shitur Alioskin ose për të përfunduar kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë në janar për shkak të nevojës së tij për Ligën e Kampionëve AFC.
Alioski konsiderohet si lojtar i rëndësishëm.