Feronikeli 74 nga Drenasi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Suharekës, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Një fitore e madhe e "Niklit" që i jep shpresa për të luftuar për mbijetesë.
Për vendasit shënuan Hyseni (23' - nga penalltia), Janku (48') e Zymberi (55') dhe për Suharekën realizoi Maliqi (57’).
Suhareka zë vendin e pestë me 19 pikë e Feronikeli 74 është në të fundit me 6 sosh.