Guardiola: Të rikthehemi vetvetja?

Futboll

Guardiola: Të rikthehemi vetvetja?

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 15:26
Pep Guardiola

Pas 6 ndeshjeve pa fitore, Manchester City i Pep Guardiolës po përgatitet për ndeshjen e madhe të Premier League, të dielën kundër Liverpool-it në Anfield. Në konferencën për shtyp, e zakonshme para ndeshjes, trajneri katalanas komentoi situatën aktuale të të tijve:

“Duhet ta pranojmë situatën që po kalojmë, të vazhdojmë përpara si në momentet e mira, ashtu edhe në ato të vështira. Jemi në dhjetor, kemi ende shumë muaj përpara dhe shumë objektiva për t’i arritur. Duhet të mësojmë, të mësojmë dhe të mësojmë.

Suksesi është të ngrihesh sa herë që rrëzohesh. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Në situatën tonë aktuale nuk është realiste të mendosh për objektiva të mëdhenj. Do të rikthehemi vetvetja, e di. Por nuk e di se kur.

Edhe para dhjetorit të kaluar nuk ishte realiste ta fitonim titullin, por ia dolëm. Liverpool-i është në formë të mirë dhe i fortë në të gjitha repartet, veçanërisht në zonat e dyta. Në situatën në të cilën ndodhemi, me kaq shumë ndeshje radhazi, nuk ka rëndësi çfarë ndodh të dielën.

Një rezultat pozitiv nuk do të ndryshonte asgjë. Gjendja shpirtërore mund të ishte më e mirë, por tri ditë më vonë do të luajmë kundër Nottingham Forest dhe duhet t’i tregojmë vetes që mund të jemi të qëndrueshëm. Qëndrueshmëria vjen kur fiton 10, 11 ose 12 ndeshje radhazi, siç kemi bërë ne. Të fitosh një ndeshje të vetme nuk do ta ndryshonte momentin që po kalojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat