Antonio Cassano ka kritikuar mbrojtësin e majtë të Milan-it, Theo Hernandez.
Gjatë episodit të fundit të Viva el Futbol, në Twitch, ish-sulmuesi ka thënë:
“Duhet të flasim qartë, nuk mund të shihet prej 12 ndeshjesh.
Më parë, në krahun e majtë bënte diferencën dhe vendoste ndeshjet, tani duket i bezdisur që nga fillimi i sezonit.
“Besoj se duhet bërë ajo që u bë me Leaon. Nëse ka probleme, klubi dhe ai duhet t’i zgjidhin, përndryshe duhet të ulet në stol dhe të luajë Terracciano.
“Në këtë moment është një problem për Milan-in, pres që Fonseca të marrë një vendim të fortë”.