Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave lehtë dhe bindshëm e ka fituar miqësoren e parë kundër Estonisë.
Dardanet dhe estonezet u përballen në ‘Fadil Vokrri’, sfidë kjo që u mbyll me fitoren e thellë të Kombëtares sonë, me rezultat 8:0.
Padyshim se Erëleta Memeti ishte lojtarja me e dalluar duke shënuar hat-trik në fitoren e thellë të Kosovës.
Kujtojmë që më 3 dhjetor, Kosova zhvillon një tjetër miqësore ndaj Estoninë.