Java e 15-të e “Abissnet Superiore” nis me surpriza pasi në “Adush Muça” të Ballshit skuadra vendase ka arritur që të imponohet përballë Vllaznisë së Tomas Bërdariç.
Formacioni i drejtuar nga Nevil Dede arriti që të interpretonte mjaft mirë ndeshjen edhe pse gjendej në pozita mjaft delikate në tabelën e klasifikimit.
Që Bylisi të merrte pikët e plota ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga Malomo në minutën e dhjetë të takimit. Në pjesën e parë ekipi vendas mbajti mirë fushën e lojës ndërsa në të dytën i lejoi diçka më shumë Vllaznisë, e cila nuk përfitoi duke mos evituar kështu disfatën.
Pas 15 ndeshjesh Bylis ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë ndërsa Vllaznia mban vendin e dytë me 25 të tilla.