Ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores është mbyllur me fitoren e ballshiotëve.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” përfundoi 1-0.
Pas kësaj sfide ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Malomo Taofeek Ayodeji, i cili shënoi golin e vetëm sot.
“Ka qenë një kohë e gjatë që nuk po fitonim dhe këto 3 pikë na nevojiteshin shumë në këto momente.
Unë ndihem më mirë në fushë krah Ruçit. Mendoj që mund të shënoj deri në 10 gola”, është shprehur Malomo pas sfidës..