Ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores është mbyllur me fitoren e ballshiotëve.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” përfundoi 1-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Nevil Dede.
“Ndonjëherë pikët janë të vlefshme dhe shijojnë sidomos për lojtarët, kur është fitore me vuajtje. Sot nuk luajtëm më mirë se kundër Egnatias, por ishim më të qartë dhe nuk gabuam në fazën mbrojtëse. Ishte një lojë nervash sot. Duhet të besojmë më shumë dhe këto pikë i meritojmë në të vërtetë, për t’u rritur nga ana psikologjike.
Gjata është një lojtar që e ndihmon skuadrën. Nuk mund ta rrezikonim Berkon, i kemi sulmuesit kokë më kokë.
Një parashikim si mund të luante kundërshtari e kisha. Mendonin vetëm për topin e dytë jo për topin e parë dhe morëm masat me Oforin. Komplimente mbrojtjes që nuk ka gabuan.
Camara dhe Peralta janë çelësi i suksesit. Sot ishin korrektë edhe në mënyrën si bënin kombinimet dhe rotacionet. Ja dolëm sot, por nuk kemi arritur asgjë. Kemi mundur Vllazninë, jo një kundërshtar dosido. Goditjet standarde? Besoj që një nga skuadrat më të forta është Vllaznia. Sot ja dolëm.
Skema çelës suksesi? Kam qenë në dilemë gjithë javën të luanim 4-4-2 apo 3-5-2. Por duke pasur parasysh Bekim Balaj, mendova më mirë të ishim në ekuilbër. Nuk ishim aq solidë në sulm, por ishim efikas dhe më jep të drejtë për këtë zgjidhje që i dhamë ndeshjes”, tha Nevil Dede/