Nuk kursen as dy shqiptarët

Futboll

Nuk kursen as dy shqiptarët

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 16:31
Uran Bislimi dhe Enea Jorgji

Enea Jorgji ishte arbitër kryesor mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Conference League, mes Luganos dhe Gent.

Sfida e vlefshme për raundin e katërt të këtij kompeticioni prëfundoi 2-0 në favor të zviceranëve.

Një ndeshje pozitive për arbitrin shqiptar, i cili gjykoi mjaft mirë dhe saktë ndeshjen, bazuar që për Jorgjin nuk kishte kritika apo pakënaqësi. Megjithatë, gjyqtari elbasanas nuk kurseu kartonët e verdhë.

8 kartonë të verdhë ka nxjerrë Jorgji nga xhepi në këtë sfidë, duke i ndarë nga katër për secilin ekip. Madje, arbitri i Superiores dhe UEFA-s nuk kurseu as portierin e Kosovës që aktivizohet te Lugano, Amir Saipin dhe futbollistin tjetër shqiptar, Uran Bislimin.

Gjithashtu asistentët e tij ishin Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Në krahun tjetër, rolin e arbitrit të katërt e bëri Eldorjan Hamiti.

Në VAR ishte italiani Marco Di Bello, ndërsa asistent i tij ishte arbitri tjetër shqiptar, Kreshnik Barjamaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat