Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lënë të kuptohet se klubi mund të hapë bisedime me Thomas Parteyn për situatën e kontratës së tij.
Mesfushorit ganez i skadon kontrata në fund të sezonit, por është një lojtar kyç në skuadrën e Arsenalit këtë sezon.
Pas fitores 5-1 të Topçinjve ndaj Sportingut të Lisbonës, Arteta, tha se Partey bëri “një nga paraqitjet më të mira që ka parë” nga lojtari.
“Do të kemi kohën e duhur për të folur për këtë situatë”, tha Arteta për të ardhmen e ParteyT.
“Ai po tregon qëndrueshmëri në nivelin më të lartë për shkak të kësaj disponueshmërie. Kjo po e lejon atë ta bëjë atë”.