Rodrygo i gatshëm për ndeshjen ndaj Getafes!
Rodrygo Goes, ka konfirmuar rikthimin e tij pas një periudhe mungese për shkak të një lëndimi.
Braziliani, i cili ka luajtur një rol kyç në fillimin e sezonit për ekipin, tani është plotësisht i gatshëm të rikthehet në fushë dhe të ndihmojë skuadrën për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Rodrygo, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Osasunas, ka zhvilluar tashmë stërvitje intensive dhe ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.