Perez zbulon çelësin e suksesit

Futboll

Perez zbulon çelësin e suksesit

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 11:50
Perez

Është klubi më i madh në botë, jo vetëm për trofetë e fituar, sidomos Ligat e Kampionëve, por edhe fuqinë financiare. “Mbretërorët” spanjollë janë pikë referimi në mbarë Europën e më gjerë me sukseset e arritura. Në krye të kësaj “makinerie të rëndë” qëndron prej kohësh Florentino Pérez.

Sapo u bë president i “Los Blancos”, ai mori rrezik mbi vete me një stil biznesi, ndryshe nga të tjerët. Sot, duhet konsideruar me fat që ia doli me sukses, për të qenë të sinqertë. Vetë Perez sqaron modelin që ndjek dhe i ka dhënë kaq shumë triumfe:

“Njerëzit mendojnë se shitja e lojtarëve është gjëja e duhur, por jo, nuk është kështu; është krejt e kundërta. U bashkova me Real Madridin në vitin 2000 dhe kishte një mungesë të konsiderueshme fondesh. Pra, ajo që na duhej të bënim ishte të investonim më shumë, më shumë.

Sepse kur një klub është në rrënoja, asnjë bankë apo dikush tjetër nuk do t’ju ndihmojë. Unë e sigurova ndihmën. Në mandatin tim të parë e mbështeta klubin me garancitë e mia, që të mund të investonim, duke sjellë lojtarë si Figo, Ronaldo, Zidane dhe Beckham.

U rritëm nga 100% në 300%. Në vend që të humbnim tridhjetë, fituam tridhjetë. Ky është thelbi: një klub sportiv duhet të menaxhohet si një biznes. 

Këtu, asetet NUK janë makina. Në këtë klub, asetet janë lojtarët. Ky është modeli i biznesit që kam përdorur gjithmonë dhe funksionon; studiohet në 150 universitete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat