Keidi Bare e pranon përpara gazetarëve

Futboll

Keidi Bare e pranon përpara gazetarëve

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:18
Keidi Bare

Keidi Bare është rikthyer nga një tjetër dëmtim. Lëndimet kanë qenë të shumta për të përgjatë karrierës dhe vetë lojtari ka pranuar se po punon që situata të tilla të mos i ndodhin më në të ardhmen.

Mesfushori shqiptar është paraqitur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Albasetes. Lojtari i Real Saragozës ka bërë autokritikë përpara gazetarëve, duke theksuar se në përballjen e fundit nuk ishte në nivelin e tij për shkak të dëmtimit që e mbajti për gati 3 javë larg fushës.

“Në nivelin personal tani jam më mirë.

Kam gati tre javë jashtë. Por tani jam mirë dhe po stërvitem me grupin. Të gjithë e dimë që është e vështirë. Të gjithë lojtarët nuk duan të kenë dëmtime. Së fundmi kam pasur shumë (dëmtimi). Por po punoj që të mos kem më dëmtime. Kur dikush lëndohet bën hapa pas.

Çdo lojtar kur kthehet nga një dëmtim i kushton pak për t’u kthyer në nivel. Edhe unë të njëjtën gjë po bëj. Po punoj për të arritur nivelin tim. Do pëpërpiqem që të mos më ndodhin më këto gjëra dhe të ruaj nivelin tim. Ishte një ndeshje që nuk isha në nivelin tim. Bëj autokritikë dhe e di mjaft mirë këtë gjë”, ka deklaruar Keidi Bare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat