Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, u kap nga policia gjermane në orët e para të së enjtes dhe përfundoi duke treguar 0.6 gram alkool në gjakun e tij në testin me tullumbace, sipas të përditshmes Bild.
Duke drejtuar një Lamborghini Urus, me vlerë mbi 200 mijë euro, ndërkombëtari kanadez u ndalua pak pas dy të mëngjesit, në një rrugë në qendër të Mynihut.
Gjatë bisedës agjentët kanë vënë re erën e alkoolit të futbollistit dhe i janë nënshtruar testit me tullumbace. Niveli i konstatuar i alkoolit në gjak përbën kundërvajtje, por jo krim, edhe pse jo shumë larg kufirit penal, të vendosur në 0.8 gram.
Ky lloj kundërvajtje dënohet me 500 euro gjobë dhe një muaj pezullim të lejes së drejtimit, por e vërteta është se autoritetet nuk ia hoqën patentën, dhe shoku që e shoqëronte 'u hodh' në timon dhe ai përfundoi duke drejtuar mjetin për pjesën tjetër të udhëtimit.
Bayern hesht për këtë rast dhe vetë policia nuk ka dhënë asnjë sqarim. E sigurt është se Alphonso Davies është stërvitur normalisht gjatë seancës së djeshme dhe është në dispozicion të trajnerit Vincent Kompany për derbin e sotëm, në terrenin e Borussia Dortmundit.