Ibrahima Konate ka thyer heshtjen

Futboll

Ibrahima Konate ka thyer heshtjen

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:26
Ibrahima Konate

Ibrahima Konate ka thyer heshtjen. Në supersfidën e Champions League, të fituar 2-0 kundër Realit të Madridit, mbrojtësi francez doli nga fusha duke çaluar për shkak të një dëmtimi në gju.

Ky lajm ngriti shqetësime të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh përballjen e afërt kundër Manchester City-t në Premier League.

Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Daily Mail Sport’, 25-vjeçari ka shpëtuar nga një dëmtim serioz.

Dëmtimi dhe koha e rikuperimit

Gjithsesi, mbrojtësi i fuqishëm i Arne Slot do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 5-6 javë.

Kjo periudhë mungese do t’i lejojë atij të kthehet në fushë, nëse çdo gjë shkon mirë, në fund të vitit, por rrezikon të mungojë në ndeshjen e “Boxing Day”.

Pak më parë, vetë Konaté publikoi një mesazh për fansat dhe publikun në profilin e tij zyrtar në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat