Tirana do të presë në “Arenën Kombëtare” Partizanin për të zhvilluar mes tyre derbin e dytë të këtij sezoni.
Një nga sfidat më me rivalitet në futbollin shqiptar do të luhet ditën e nesërme në në orën 19:00.
Nga deri i parë i këtij sezoni te derbi i së nesërmes, bardheblutë vijnë me ndryshime në stol. Bledi Shëkmbi ishte në krye të të kryeqytetasve që nga fillimi i këtij sezoni, ndërsa drejtoi kryeqytetasit edhe në aventurën në Conference League.
Paraqitjet jo shumë të mira në këtë sezon, bënë që drejtuesit dhe Shkëmbi të ndanin bashkëpunimin mes tyre.
Në stol u zyrtarizua pak javë më parë Gugash Magani. Me këtë të fundit bardheblutë në Në 2 ndeshje kanë arritur të sigurojnë 4 pikë. Kanë siguruar 1 fitore dhe 1 barazim .
Magani do të luajë derbin e pare në aventurën e tij të dytë si bardheblu dhe do të synojë të rikthejë Tiranën te fitorja në derbi, e cila ndaj rivalit direkt të kryeqytetit do të shijonte më shumë, sidomos kur vjen pas disa vitesh.