Sulmuesi francez i Bayern Munichut, Mathys Tel nuk po arrin të gjejë vend në formacionin startues.
19-vjeçari, mund të largohet në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, për francezin ka interesim nga Stuttgarti si dhe nga skuadra angleze Nottingham Forest
Tel, kujtojmë që iu bashkua Bayernit në vitin 2022 nga Rennesi, ku ka bërë 76 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola, ku gjatë kësaj periudhe ka fituar Bundesligën gjermane në sezonin e parë të tij.