Capello për Fonsecan

Futboll

Capello për Fonsecan

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 15:05
Fonseca

“Që nga ardhja e tij, Fonseca ka folur për një Milan që mund ta fitojë titullin. Edhe sot, megjithëse është 10 pikë pas liderit, Napoli, edhe pse me një ndeshje më pak, vazhdon ta shohë pozitivisht këtë objektiv. Kjo është e drejtë, sepse trajneri duhet të transmetojë gjithmonë optimizëm në ekipin e tij”.

Kështu u shpreh Fabio Capello për trajnerin e kuqezinjve nëpërmjet opinionit të radhës për “Gazzetta dello Sport”. “Pikërisht sepse kuqezinjtë duhet të rikuperojnë terren në renditje, – vazhdon Capello, – ka ardhur momenti për faktet. Milani në kampionat duhet të fillojë të grumbullojë pikë me kontinuitet, duke nisur që nga sonte ndaj Empolit, një kundërshtar i komplikuar.

Toskanët dinë të mbrohen dhe po kalojnë formë të mirë sportive në këtë periudhë. Nuk do të jetë e lehtë, por ‘Djalli’ e ka vendosur veten në një pozicion ku nuk mund të gabojë më, edhe pse jemi ende në fund të nëntorit. Fitorja është rezultati i vetëm i pranueshëm, nuk ka më justifikime”.

Mbyllja me disa kritika: “Skuadra e Fonseca vazhdon të ketë probleme me ekuilibrin. Dhe kur e pati ekuilibrin kohët e fundit, si kundër Juventusit, i mungoi lojaliteti në lojë, duke ndërtuar ngadalë dhe krejt i parashikueshëm.

Duket sikur kuqezinjtë nuk arrijnë dot të gjejnë një mesatare të qëndrueshme. Kështu, Milani shpesh mbështetet tek shpërthimet e Leaos dhe Pulisic, ose lë shumë hapësira pas, pa pasur vëmendjen që duhet për të arritur rezultatin pozitiv. Ende nuk shoh një ide të qëndrueshme loje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat