Egnatia ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj Elbasanit në “Egnatia Arena”.
Një duel shumë i luftuar mes dy ekipve, por në fund arrin të triumfojnë rrogozhinasit.
Dopieta e Regi Lushkjes ishte vendimtare për kampionët së bashku me golin e Yahaya, me mesfushorin që shënoi nga 1 gol për çdo pjesë, teksa 1 minuta para fundit shënoi për 3-1 Yahaya. Ndërkohë nga krahu tjetër verdhebliutë vazhdojnë të “dështojnë” për të gjetur fitoren, teksa goli i Lajthias vjen thjeshtë për statistikë.
Pas kësaj fitoreje skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova shkon në kuotën e 26 pikëve, ndërsa ndodhet vetëm 1 pikë pas Partizanit që do të luajë nesër.
Sa i takon Elbasanit, verdheblutë mbetet në kuotën e 18 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.