Një shqiptar asiston e Mirlind Daku shënon

Futboll

Një shqiptar asiston e Mirlind Daku shënon

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 15:54
Mirlind Daku

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan po fiton përballë CSKA Moskë.

Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur në avantazhin minimal 0-1 për Rubin Kazan.

Goli erdhi pikërisht nga shqiptarët. Dardan Shabanhaxhaj ishte ai që asistoi, teksa rrugën e rrjetës e gjeti Mirlind Daku.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës deri më tani, në minutën e 43-të.

Kujtojmë që bomberi nga Gjilani është kthyer në një pikë kyçe për ekipin rus. Tashmë, Daku është një lidër në repartin ofensiv, ku shpeshherë ka zgjidhur ndeshjet me golat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat