Tetova: I “shkunda” mesfushorët pas pjesës së parë

Futboll

Tetova: I “shkunda” mesfushorët pas pjesës së parë

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 16:34
Edlir Tetova

Sfida mes Egnatias dhe Elbasanit përfundoi 3-1 në favor të kampionëve. Një fitore e rëndësishme për rrogozhinasit në javën e 14-të të Supeirores.

Pas kësaj fitoreje ka folur trajneri Edlir Tetova, i cili ishte mjaft i lumtur për 3 pikët. Ndër të tjera theksoi se skuadra luajti mirë dhe se e reskeptoi siç duhet planin.

“Fitorja? Fituan ndaj Elbasanit. Është e vërtetë që pjesën e parë nuk ishim shumë mirë për të ruajtur ritmin. Lojtarët e mefushës ishin në markim 1-1 me të Elbasanit. Pas pushimit u thash lojtarëve të provonin në zonat boshe. I kënaqur me atë çfarë bëri skuadra.

Mungesat dhe rikthimi i Kasas? Ma shërben shumë Kasa. Është element shumë i rëndësishëm dhe duhet të merrte minuta. Ato 20 minuta luajti shumë mirë.

Pësimi i golit? Krahun e fortë duhet të kishim të djathtin. Janë situata dhe nuk më vijnë mirë për golin që morën. Janë situata që me pak kujdes duhej të anashkalohej.

Sa i kënaqur nga alternativat? Rama është një lojtar që ka kohë me ekipin. Sot bëri një ndeshje shumë të mirë dhe dha edhe asistin. Kontribuoi edhe në golin e dytë. Ndeshja ka plot dhe besoj se do të jemi edhe më mirë”, ka përfunduar timonieri i kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat