Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores.
Ndeshja përfundoi 3-1 në favor të rrogozhinasve.
Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, autor i dy golave, Regi Lushkja.
“Ekipi ka bërë shumë dhe paa ta unë nuk mund të isha në këto pozita. Edhe sot që kam shënaur dy gola, ka qenë meritë e ekipit.
Ndihem shumë mirë dhe ndiej besimin e skuadrës. Objektiv sezonal kam, por dua që ta mbaj për vetë dhe shpresoj që ta arrij.
Ne më tepër kemi luajtur 3-5-2 dhe gjithmonë gjendem pranë sulmit. Kam performuar ashtu siç duhet kam asistuar dhe shënuar dhe kjo ka rëndësi”, është shprehur Regi Lushkja.