Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat.
Pas kësaj disfate trajneri italian ka folur, i cili ishte mjaft i mërzitur. Ndër të tjera nënvizoi se ekipi ka bërë mirë në lojë, por nuk pranon rezultatin.
“Humbja? Skuadra për mua sot ka bërë mirë, mendoj se në pjesën e dytë rrezikuan më pak se kundërshtari. Përjetej rezultatit bëmë një paraqitje të mirë.
Sa për konstatimin e sfidës, kemi luajtur një ndeshje të mirë, përtej rezultatit. Skuadra është e njëjta për ndërrimin e Dros me Hasanin, ky është i dëmtuar. Këto lojtarë janë të njëjtë si ndaj Tiranës.
Kasa e Egnatias? Ishin në lojë 2 Kasa dhe ishin në duel mes tyre. Në krosime duhet të ndjekim lotjarët kundërshtarë, pasi gabimet individuale na kushtojnë shumë. Në fund rrezikuan gjithçka për gjithçka, duke luajtur me 2 sulmues dhe lojtarë ofensive. Ne kemi zotëruar mirë lojën,
Mungesat? Mendoj që gjatë gjithë javës më bëhet kjo pyetje. Kam lojtarë që janë të dëmtuar dhe u është zgjatur rikuperimi. Padiskutim kur ke mungesa nuk ke lojtarë në dispozicion. Nëqoftëse se ke një dëmtim me traum gjatë lojës është e vështirë për t’u rikuperuar. Kasa dhe Musa këtë javë janë rikuperuar. Duhet të punojmë me ato që kemi në dispozicion. Edhe në dhomat e zhveshjes dhe të ngrijmë kokën se pas 4 ditësh kemi një ndeshje tjetër”, ka përfunduar Bordin.