Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është paraqitur nga minuta e parë në fitoren e Augsburgut, me rezultat 1:0 ndaj Bochum-it.
Një fitore e madhe për vendasit.
Rexhbeçaj ka treguar lojë të mirë.
Tietz (38') është autor i golit të fitores.
Rexhbeçaj u zëvendësua në minutën e 80-të.
Pas javës së 12-të në Bundesliga I, Augsburg renditet në vend të 13-të me 15 pikë e Bochum në të fundit me 2 pikë apo ende pa fitore.