Bayer Leverkuseni kthehet me tre pikë nga Berlini, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Union Berlinin.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, ka treguar lojë më të mirë dhe me meritë mori pikët e plota.
Granit Xhaka është paraqit nga minuta duke treguar angazhim të madh.
Për Bayerin shënuan Frimpong (2'), Schick (71') dhe për vendasit Jeong Woo-Yeong (29').
Bayer renditet në vend të tretë me 23 pikë pas javës së 12-të dhe Union Berlini në të 12-tin me 16 pikë.