Ish-klubi i Cristiano Ronaldos, Sportingu i Lisbonës e ka zbuluar fanellën e tretë, në nder të legjendës portugeze.
Ronaldo u rrit në akademinë e Sportingut dhe bëri debutimin e tij në futbollin profesionist në vitin 2002, në moshën 17-vjeçare.
Sulmuesi legjendari bëri 31 paraqitje me klubin, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime, me top klubet europiane që ishin të interesuara për shërbimet e tij.
Manchester United e kompletoi marrëveshjen me Ronaldon për shumën e 12 milionë funteve, i cili eventualisht u bë një nga lojtarët më të mirë të botës.
Tani, më shumë se një dekadë që kur ai u larguar nga Sportingu, gjiganti portugez e ka prezantuar një fanellë të tretë për sezonin 2024/25, e inspiruar nga Cristiano Ronaldo.
Vijat e zeza në krahë dhe në qafë, shoqërohen me ngjyrë ari, në nder të trofeve të shumtë të fituar, si në aspektin personal, ashtu edhe kolektiv, me një numër 7 të vendosur përpara në fanellë.
“Numri 7. Numër me fat?, ka thënë Sportingu. “Vetëm ne e dijmë se ai fat është i veshur me dedikim, punë të madhe e përkushtim”.
“Ne vendosëm numrin 7 në fanellën tonë përpara, në ngjyrë ari, në nder të Cristiano Ronaldos dhe pesë ‘Topave të Artë’ të fituar nga ai”, shtoi klubi më tutje.
Ronaldo e ka pasur këtë numër në pothuajse të gjithë karrierën e tij, përjashtim vetëm në dy raste.
39-vjeçari kishte numrin 28 në fanellë në sezonin e tij të parë me Sportingun, dhe kishte numrin 9 në fanellë në sezonin debutues me Real Madridin.
Pas largimit të Raulit, Ronaldo e mori numrin 7, dhe e ka nën pronësi që nga sezoni 2010/11 e deri më tani.
Ronaldo mbrëmë shënoi dy gola në fitoren prej 2-0 të Al-Nassr ndaj Damac, duke shkuar kështu në kuotën e 915 golave të shënuar në karrierën e tij të jashtëzakonshme.