Florjan Përgjoni ka folur në prag të derbit që Tirana do të luajë me Partizanin.
Kapiteni i bardhebluve tregoi se e kanë përgatitur derbin si çdo ndeshje tjetër.
Përgjoni deklaroi për mediat para ndeshjes, që luhet nesër në orën 19:00:
“Ndeshja derbi mbetet derbi, por e kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër, me qetësinë më të madhe dhe jemi gati.
Thjesht të fitojmë ndeshjen, duke parë tifozërinë tonë që është shumë e zjarrtë dhe në ndeshje na ndihmon shumë duke shikuar entuziasmin që na japin, po ashtu u rikthyen para derbit dhe është diçka shumë kryesore për ne, i ftoj të vijnë sa më shumë në stadium dhe të na përkrahin”, u shpreh Përgjoni.