Anis Mehmeti ka shpërthyer sot në Angli.
Sulmuesi shqiptar i mahniti të gjithë në sfidën kundër Plajmuth, pasi ishte ai që solli golat e rezultatin 3:0 për Bristol Sitin.
Mehmeti asistoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 57-të.
Më pas kishte rezervuar dy gola personal, që erdhën respektivisht në minutën e 62-të dhe 70-të. Festa po ashtu ishte e veçantë para tifozëve të tij.
23-vjeçari shkon kështu në kuotën e gjashtë golave në kampionat. Mehmeti po bën mjaft mirë me Bristol Sitin, teksa janë luajtur 18 javë kampionat në Championship.