Shqiptari “përbindësh” në Spanjë, shënon golin e rekordit

Futboll

Shqiptari “përbindësh” në Spanjë, shënon golin e rekordit

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

Myrto Uzuni ka shënuar sot për Granadën.

Kapiteni i klubit spanjoll bëri gjithçka mirë duke zhbllokuar sfidën e vlefshme për javën e 17-të të La Liga 2.

Goli i Uzunit erdhi pikërisht në momentet e fundit të pjesës së parë dhe ka vlerë të madhe për sulmuesin e Kombëtares.

Kjo pasi tashmë Uzuni ndodhet në kuotën e 44 golave.

Po aq numëron dhe Jusef El Arabi, që më parë luante me Granadën. Ndryshe nga marokeni që ka shënuar këtë shifër golash në 134 takime, Uzuni ia ka dalë në sfidën e 102-të të tij.

Uzuni është kthyer kështu në një legjendë te klubi i Granadës, që kërkon në këtë sezon rikthimin te La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat