Mbrojtësi i majtë i Kosovës në futboll, Leart Paçarada, e ka regjistruar asistimin e shtatë në edicionin aktual të Bundesliga 2, në 14 ndeshje të luajtura.
30-vjeçari të shtunën me Kolnin asistoi në barazimin 2:2 të Koelnit ndaj Hannoverit, 2:2.
Ai asistoi në golin e barazimit 1:1, tre minuta pas pushimit.
Paçarada i cili e kompletoi ndeshjen, nga një asistim ka bërë ndaj Elversbergut e Schalkes, derisa katër asistime i pati në barazimin 4:4 me Karlsruherin.
Kolni ka 22 pikë dhe po lufton për rikthim në Bundesligë.
Lider është Paderborni me 27 pikë.