Ancelotti: Vetëm një vit kam pasur të lehtë te Real-i

Futboll

Ancelotti: Vetëm një vit kam pasur të lehtë te Real-i

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 17:57
Ancelotti

“Nuk jam i kënaqur, skuadra nuk ka vazhdimësi, nuk është gjithmonë e përqendruar. Jam i shqetësuar me të drejtë.

Megjithatë, jam i bindur se do ta zgjidhim këtë situatë”.

Carlo Ancelotti është treguar i sinqertë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Getafe-s, në lidhje me ecurinë e Real Madrid në Champions League.

“Kam pasur vetëm një vit të lehtë, atë të kaluarin. Në të gjithë vitet e tjerë më është dashur të zgjidh probleme. Është më mirë ta gjesh problemin në nëntor ose dhjetor se në prill ose maj.

“Jam i bindur se do t’ia dalim, po luftojmë për La Liga-n. Ndër të tjera, po vuajmë nga dëmtimet, kundër Getafe-s kthehet Rodrygo, në ndeshjen tjetër do të kthehet Tchouameni, edhe Camavinga do të kthehet shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat