Trajneri i Teutës është shprehur pas përfundimit të takimit të Superiores mes Dinamos dhe Teutës. Tekniku i shkodranëve është parë i dëshpëruar në fjalët e tij pas humbjes 2-0 në ‘Elbasan Arena’.
“Kërkoja më tepër nga disa lojtarë. Normalisht, goli na gjen në çdo situatë. Tentuam në pjesën e dytë, bëmë gjithçka për me synuar rritjen. Luajtëm mirë pastaj. Lamë hapësira mbrapa, Dinamo mund të kishte shënuar të dytin.
Mungesë e madhe Emiliano Vila. Kishim 3 mungesa të mëdha sot, megjithatë nuk duhet të justifikohemi. Bëmë shumë gabime.
Ishte një ndeshje e keqe. S’duhet të gabojmë kështu. Në 20 minutat e para të pjesës së dytë u përmirësuam. Në pjesën e dytë çova Beqja nga krahu në vend të Krujës. Peposhi dhe Kruja nga krahët ishin në kohëvonesë. Mungesa të adoptosh një stopper nuk është e lehtë. Lamë shumë hapësira, Dinamo na mori mesfushën.
Pas golit të dytë, nuk kishte më Teutë në fushë. Lojtarët që hyjnë nga stoli duhet t’i japin ritëm takimit. Ata duhet të shohin veten si titullar.
Faji është i imi, megjithatë.”, u shpreh Martini i zhgënjyer.