Skuadra e Gjilanit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit të radhës kampional, i cili është i rezervuar këtë të diel për kundërshar ekipin e Malishevës.
"Ndërmjet temperaturave të ulëta dhe reshjeve atmosferike, grupi shfaqi energjinë pozitive dhe bëri gjitha përgatitjet e duhura për ballafaqimin e radhës.
Fitorja në vikendin që lëmë pas vjen si një motiv shtesë për futbollistët të cilët janë të uritur për suksesin e radhës me Sabit Bilalin dhe Blerind Morinën të cilët rikthehen pas suspendimeve që patën shkaku i numrit të mbushur të kartonëve.
Hendikep për këtë sfidë do të jenë kapiteni Edison Kqiku, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit nga lëndimi, si dhe anësori Edi Basa, i cili vuan shifrën e katër kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht humbet ndeshjen.
Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan", ka njoftuar SC Gjilani.