Në kushte katastrofale, teren të mbuluar me ujë, pas shiut që ra pandërperë, skuadra e Bashkimit është mposhtur në Radovish nga Detonit me rezultat 3-1. Kumanovarët të parët erdhën në epërsi me golin e Mitrevskit, por nuk qëndruan dhe në fund pësuan disfatë.
Ndërkohë, në Gjorçe, skuadra Arsimit është mundur me rezultat 1-0 nga vendësit e Makedonija GJP, me një gol nga ofsajdi në pjesën e dytë. Çegranasit kanë pësuar humbje të pamerituar nga lideri i renditjes.
Pra, ata u dëmtuan haptasi nga arbitrat e ndeshjes.
Bregallnica e Shtipit në teren të vet e mposhti Ohridin me rezultat 2-0. Javën e ardhshme luhet xhiroja e fundit.
Liga e Dytë e Maqedonisë
Rezultatet e javës së 14-të
Makedonija GJP-Arsimi 1-0
Detonit-Bashkimi 3-1
Vardar (N) – Vardarski 6-1
Osogovo – Sasa 0-3
Skopje – Novaci 2-0
Kozhuv – Pobeda 1-0
Bregalnica – Ohrid 2-0
Borec – Bellasica 0-1
TABELA: Makedonija GJP 35, Bregallnica 33, Bashkimi 29, Arsimi 26, Sasa 24, Detonit 24, Ohrid 21, Kozhuv 21, Bellasica 19, Skopje 19, Novaci 17, Vardar (N) 14, Pobeda 13, Osogovo 8, Borec 5, Vardarski 2 pikë.