Mbrojtësi shqiptar shënon dhe asiston në ndeshjen e Superligës së Turqisë!
Futbollisti shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ishte protagonist absolut te skuadra turke e Alanjaspor, në triumfin 2-1 të arritur ndaj Trabzonspor.
Mbrojtësi 30-vjeçar shënoi golin e barazimit në minutën e 44-t të sfidës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që asistoi për golin e dytë të shënuar nga Augusto në minutën e 50-të.
Ky ishte goli dhe asisti i parë për Hadërgjonaj në këtë sezon, ndërkohë që në sezonin e shkuar në 31 ndeshje shënoi 2 gola dhe dhuroi 3 asiste..