Mesfushori i Kombëtares shqiptare merr karton të kuq në minutën e 11-të në Kroaci, kjo është arsyeja

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare merr karton të kuq në minutën e 11-të në Kroaci, kjo është arsyeja

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 23:43
Pamje nga ndeshja

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, i cili është pjesë e Rijekës, ishte i pafat në duelin e ditës së sotme ndaj Goricas. 

25-vjeçari la skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutën e 11-të, teksa u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.  

Edhe pse në inferioritet numerik, Rijeka arriti të triumfonte me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga Rukavina në minutën e 85-të.

Një triumf i artë ky që e ngjit Rijekën përkohësisht në krye të renditjes me 29 pikë në 15 ndeshje, po aq sa Hajduku i vendit të dytë që ka dhe një ndeshje më pak..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat