Sarri tregon se për çka i ka rënë pishman gjatë karrierës së tij

Futboll

Sarri tregon se për çka i ka rënë pishman gjatë karrierës së tij

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 08:07
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri e ka pranuar se ka qenë një gabim fakti që ai kishte shtyrë për t’u larguar nga Chelsea dhe për t’u rikthyer në Itali tek Juventusi, por ai ndjeu se situata në ‘Stamford Bridge’ ishte e paqartë.

Trajneri momentalisht është i lirë në treg pasi dha dorëheqje nga Lazio në mars të këtij viti dhe ishte lidhur me një rikthim të mundshëm në Ligën Premier.

Ai pati vetëm një sezon në Angli (2018/2019) duke fituar Ligën e Evropës gjatë asaj kohe që ishte trofeu i tij i parë në karrierën e tij si trajner.

Disa vite më vonë, italiani duket se është penduar që është larguar shkaku i tensionit që ishte krijuar rreth pronarit Roman Abramovich dhe drejtores Marina Granovskaia.

“Mund të kisha qëndruar tek Chelsea. Unë gjithmonë doja të rikthehesha në Itali sepse situata tek Chelsea nuk ishte e lehtë”.

“Në atë periudhë Abramovich nuk lejohej që të shkonte në Angli. Unë e shihja atë vetëm në ndeshjet jashtë vendit. Ne kishim edhe disa telefonata, por shumë rrallë”, ka thënë Sarri.

“Pika ime e referimit ishte Marina. Nuk kishte drejtor sportiv, kështu që situata nuk ishte e qartë, kështu që unë doja të rikthehesha në Itali, por ishte një gabim”.

“Do të ishte më mirë të qëndroja atje. Unë isha paksa i shqetësuar për situatën me Chelsean, situatën brenda klubit. Nuk ishte e qartë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat