Liverpool e gjen zëvendësuesin e Arnoldit

Futboll

Liverpool e gjen zëvendësuesin e Arnoldit

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 12:54
Trent Alexander-Arnold

Liverpooli e ka identifikuar mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong, si zëvendësuesin e mundshëm të Trent Alexander-Arnold, i cili po vazhdon të lidhet me një kalim te Real Madridi, raporton Bild.

Frimpong kaloi një sezon shumë të mirë edicionin e kaluar, duke dhënë shtatë asistime e duke shënuar katër gola, nga pozita e mbrojtësit të krahut të djathtë/mesfushor i djathtë.

Alexander-Arnold ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin, pavarësisht se “Të Kuqtë” po e bëjnë më të mirën për ta bindur anglezin.

MARCA po ashtu ka bërë me dije se klubi nga Merseyside dhe Real Madridi e kanë caktuar një takim për situatën e lojtarit.

Fripmong është zhvilluar në akademinë e Manchester Cityt, derisa në futbollin profesionist e nisi te Celticu, para se të nënshkruajë me Leverkusenin në janar të vitit 2021.

Bild po ashtu shton se nga Liverpooli e llogarisin Frimpongun si pasardhësin e mundshëm të Arnoldit në fronin e krahut të djathtë të mbrojtjes në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat