Leonat Vitija ka goditur fuqishëm me kokë në minutën e 97-të për fitoren e madhe të Prishtinës ndaj Dukagjinit në Klinë.
Të dielën në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina fitoi 1:0. Gentrit Salihu krosoi nga këndi, ndërsa Vitija goditi bukur me kokë për golin e tri pikëve.
Prishtina tani është e katërta në tabelë me 25 pikë. Dukagjini renditet i teti me 17.
Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Dukagjinit dhe Prishtinës.
Në minutën e 86-të, Prishtina shënoi. Pas një gabimi të mbrojtjes së Dukagjinit, Sunday Akinbule realizoi golin. Goli fillimisht u pranua e më pas situata i rishikua përmes VAR-it. Dhe vendimi i arbitrit ishte për të anuluar golin dhe për të dhënë faull për Dukagjinin. U vlerësua se Akinbule, gjatë rënies pasi shtyu topin, ka shkelur në këmbë portierin e Dukagjinit, Altik Muhaxhiri.
Derisa situata po shikohej në VAR ka pasur reagime të ashpra nga banka e Prishtinës. Goli u anulua por megjithatë Prishtina e realizoi më pas golin e fitores së madhe.