Skënderbeu zyrtarizon largimin e serbit

Futboll

Skënderbeu zyrtarizon largimin e serbit

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 15:34
Ivan Gvozdenoviq

Ivan Gvozdenoviq nuk është më trajner i Skënderbeut. Timonieri serb ka dhënë dorëheqjen e cila është pranuar nga Ardian Takaj dhe palët kanë vendosur kështu të ndajnë rrugët.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe klubui ka konfirmuar largimin e trajnerit. Drejtuesit e falenderojnë Gvozdenovic për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në vazhdim.

“Faleminderit Ivan Gvozdenoviq! Ivan Gvozdenoviq ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Skënderbeut.

Trajneri është përshendetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi”, shkruan kkubi korçar.

Kujtojmë se 46-vjeçari largohet nga korçarët pas 2 vitesh. Saktësisht mori drejtimin e Skënderbeut më 26 nëntor të vitit 2022, periudhë kur luanin në Kategorinë e Parë.

Aktualisht ndodhen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit në Superiore me vetëm 13 pikë pas 15 javëve të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat