Sulmuesi shqiptar shënon golin e radhës në Itali!
Kristian Shpendi ka shënuar golin e radhës në Seria B.
Sulmuesi shqiptar ia doli pasi fillimisht penalltia e tij u prit nga portieri i Frosinones.
Në goditjen e dytë nuk mund të gabonte duke dërguar shifrat në barazim 1-1.
Ishte minuta e 37-të, kur Shpendi shënoi golin e dhjetë në Seria B. Duhet thënë se 21-vjeçari tashmë ka shënuar në katër ndeshje radhazi të kampionatit dhe kryeson renditjen e golashënuesve.