Kryevepër në Turqi, ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit i lë të gjithë “gojëhapur” nga goditja e dënimit!
Eduart Rroca ka shënuar një supergol në Turqi. Ishte minuta e 63-të, kur ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit mori përsipër një goditje dënimi për Keciorengucu.
Dhe Rroca nuk mendoi dy herë, por goditi portën duke i lënë të gjithë “gojëhapur”. Një gol që pati vlerë për 0 me 2 në transfertën e Sanliurfaspor.
Kjo ndeshje vlen për Ligën e Parë në Turqi. Rroca po kalon një formë mjaft të mirë te klubi i tij ku shënoi golin e tretë në katër ndeshjet e fundit.