Juventusi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër synon të përforcohet në repartin defensivë pas lëndimeve të dyshes Gleison Bremer dhe Juan Cabal.
Megjithatë bardhezinjtë kërkojnë përforcime edhe në sulm dhe një nga emrat më të pëlqyer është Giacomo Raspadori.
Calciomercato ka raportuar se sulmuesi italian ka vendosur të largohet nga Napoli në afatin kalimtar të janarit dhe pëlqehet shumë nga Juventusi.
Cristiano Giuntoli e pëlqen shumë lojtarin pasi e kishte transferuar te Napoli dhe tani kërkon ribashkimin e tij në Allianz Stadium.
24-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mëdha te skuadra e Antonio Contes dhe po kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.
Gjithnjë sipas mediumit italian Juventus mund të arrijë te Raspadori nëse shpenzon 25 milionë euro, aq sa vlerësohet sulmuesi nga Napoli.